75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Manchester City merr kryesimin e Premierligës, Arsenali me pesë fitore radhazi

Manchester City është në krye të Premierligës të paktën për dy orët e ardhshme.

Skuadra e Guardiolës ka mposhtur Brightonin me rezultat 2-0.

Golin e parë për Cityn e shënoi Sterling në minutën e 29-të të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Aguerro arriti të dyfishoj epërsinë në minutën e 65-të të ndeshjes.


Në anën tjetër, Arsenali po vazhdon me formën e mirë.

Guners mposhtën Watfordin me rezultat 2-0 në “Emirates” duke realizuar fitoren e pestë radhazi.

Arsenali golat i shënoi në minutat e ndeshjes.

Së pari një autogol i Cathcart në minutën e 81-të e dy minuta më vonë Ozil dyfishoi rezultatin.

Manchester City është e para në Premierligë me 19 pikë ndërsa Arsenali në vendin e pestë me 15 pikë. /IndeksOnline/