75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Tregimin për vendin duhet ta bëjmë ne, miqësia me SHBA-të bekim

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot u përmbyll vizita një javore e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në SHBA.

Kjo vizitë, sipas Tahiriit, ri-konfirmoi prezencën e Republikës së Kosovë në agjendën ndërkombëtare të politikës dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, transmeton Indeksonline.

Besnik Tahiri, më tej tregon për dy konkluzione personale që ai personalisht ka pas vizitës një javore të kryeministrit në SHBA.

Ky është postimi i plotë:

Sot, u përmbyll vizita një javore e Kryeministrit Haradinaj në SHBA. Vizitë kjo që ri-konfirmoi prezencën e Republikës së Kosovë në agjendën ndërkombëtare të politikës dhe partneritetin strategjik me vendet mike e në veçanti me SHBA-në.

Nga kjo vizitë unë personalisht kam dy konkluzione:

  1. Tregimin për vendin duhet ta bëjmë NE, pasi që si vend dhe shoqëri pa asnjë dyshim jemi para shumë shteteve anëtare të OKB-së e të barabartë me shumë shtete që pavarësinë e tyre e kanë shpallur para më shumë se 100 vitesh. Andaj, nuk duhet të ngurrojmë, kursejmë e as të njihemi inferior. Gjithmonë, kur e përshkruajmë tregimin duhet të jemi përmbajtjesor, të flasim me argumente, dokumente të shkruara dhe rezultate faktike. Fatmirësisht e drejta është me popullin dhe shtetin tonë, dhe këtë duhet ta dëshmojmë. Për ta arritur këtë duhet seriozitet e profesionalizëm dhe se puna ekipore është çelësi i saj. Ju siguroj që këtë çasje e kemi pasur gjatë gjithë vizitës dhe në secilin takim.
  2. Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-në. Duhet ta ruajmë, ta nderojmë dhe kultivojmë atë. Miqësia me SHBA-në është dhe do të mbetet e shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. Këtë miqësi e mundësoi Diaspora shqiptare në Amerikë që nuk kurseu asgjë për të ngritur çështjen kombëtare. Aferim të gjithëve, se pa ju kurrë Kosova nuk do të ishte këtu.

Zoti e bekoft miqësinë e Kosovës me SHBA-të.” /Indeksonline/.