75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hamilton e lë shumë mbrapa Vettelin në renditje

Lewis Hamilton triumfoi edhe në garën për Çmimin e Madh të Rusisë i cili u zhvillua gjatë ditës në Sochi.

Piloti i Mercedes triumfon edhe në renditjen e përgjithshme të vozitësve, shkruan indeksonline.

Ai është në vendin e parë me 306 pikë, 50 pikë më shumë se Vettel që është në vendin e dytë.

Piloti i Ferrarit nuk mundi të marr më shumë se vendin e tretë në garën e sotme.

Në vendin e tretë në tabelë është Bottas me 189 pikë, 3 pikë më shumë se Raikkonen. /IndeksOnline/