75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Braktisi” Kosovën për Shqipërinë, kështu arsyetohen në FFK

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci dje publikoi listën e të ftuarve për dy ndeshjet e ardhshme.

Këtë muaj, Kombëtarja shqiptare përballet me Jordaninë dhe Izraelin, ndërsa në listë ka pasur një befasi.

Selektori italian ka ftuar mbrojtësin kosovar të Cozencan, Kastriot Dermaku, transmeton IndeksOnline.

Dermaku ishte i ftuar nga Kosova në ndeshjet ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe në muajin që lamë pas.

Por, tani aventura e tij internacionale do të vazhdojë te Shqipëria. Pas kësaj, menaxheri i Kombëtares kosovare, Bajram Shala ka treguar për Insportin arsyen e gjithë kësaj.

“Është zgjedhje personale e lojtarit të cilën në e respektojmë. Ndoshta lojtari nuk ka arritur që të adaptohet. Ndoshta nuk është ndjerë mirë. Ndoshta e ka parë konkurrencën, nuk e di se çfarë të them më tepër”, ka deklaruar Bajram Shala.

Ai ka mohuar kategorikisht mundësinë që Dermaku ka pasur ndonjë problem te Kosova. “Absolutisht nuk ka pasur asnjë problem gjatë kohës sa ka qenë i tubuar me Kosovën”, theksoi Bajram Shala./IndeksOnline/