Ndeshja, Llapi – Feronikeli fillon me një incident
Ka filluar njëra prej ndeshjeve më interesante të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Podujevë, pak minuta më parë ka filluar ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit.
Në minutat e parë të ndeshjes ndodhi një ndërhyrje e palejuar ndaj futbollistit të Feronikelit nga futbollisti kundërshtar.
Dhe pas kësaj, futbollistët e të dyja skuadrave u gjendën në një situatë jo të këndshme duke argumentuar me gjyqtarin e ndeshjes.
Përndryshe, fituesi i këtij dueli do ta marrë kreun e tabelës në Superligë./IndeksOnline/