75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Llapi – Feronikeli, ky futbollist ndëshkohet me të kuq

Po zhvillohet derbi i Superligës mes dy skuadrave të para në tabelë.

Llapi dhe Feronikeli po i zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadra nga Drenasi do të jetë në pjesën e dytë me një lojtar më pakë, shkruan indeksonline.

Kastriot Reaxha është ndëshkuar me karton të kuq pasi goditi me top kundërshtarin derisa ndeshja ishte e ndalur.

Kujtojmë se po zhvillohet një lojë e pistë nga të dy anët. /IndeksOnline/