75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Emery: Për 90 minuta, skuadra kreu punë të mirë sonte

Arsenali e ka nisur mbarë aventurën në Europa League, ku pas dy ndeshjeve, numëron plotë 6 pikë.

Sonte, ”topçinjët” triumfuan në Baku përballë Qarabagu me rezultat bindës, 3-0.

Ndërsa, në të gjitha garat, kjo ishte fitorja e tetë radhazi për skuadrën e Unai Emeryt, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, Emery ka reaguar pas fitores së sontme, teksa ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të ri.

”Secila ndeshje nuk është e lehtë për ne. Së pari, sepse ne luajtëm si mysafir ndaj një skuadre të mirë si Qarabagu sonte”.

”Mendoj se vuajtëm paksa në këtë ndeshje. Por, e pëlqej këtë. Ne ua treguam atyre mundësitë tona, kualitetin tonë dhe momentet e organizuara”.

”Përgjatë 90 minutave, skuadra kreu një punë të mirë sonte”, tha Emery në mes të tjerash./IndeksOnline/