Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Berisha akuzon: Rama mbylli 3 ditë me dryn trajnerin që të fitonte Fino
Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Berisha akuzon: Rama mbylli 3 ditë me dryn trajnerin që të fitonte Fino
Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ku veç të tjerave përmendi edhe zgjedhjet e 7 shkurtit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që u fituan nga Armand Duka, përballë kandidatit Bashkim Fino.
Sipas Berishës, Rama kishte urdhëruar që Fino të fitonte zgjedhjet për kreun e FSHF, si rrjedhojë mori dhe mbylli trajneri me dryn për 3 ditë.
“Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë. Kërkon të marrë çdo institucion në këtë vend. Mori trajnerin e mbylli 3 ditë me dryn se duhet të fitonte Bashkim Fino dhe jo Armand Duka. Pra tentoi të manipulonte zgjedhjet”, u shpreh Berisha.