Mbyllet numërimi i votave, ja rezultati i raundit të parë
Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Ka përfunduar numurimi i votave për raundin e parë. Duka: 39 vota Fino: 22 vota. Është i nevojshëm zhvillimi i një raundi të dytë, pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë, 2/3 e votave. 4 veta nuk janë nxjerrë të pavlefshëm, përcjellë IndeksOnline.
Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.
Tashmë do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin, e nisur nga rezultati i votimit të parë rezultati është i qartë, Armand Duka është në avantazh.