Serbi nga Novobërda rrah nënën e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Novobërdë i cili dyshohet se ka rrahur nënën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Serbe. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” , ka njoftuar policia. /Indeksonline/