Ndihma e shpejtë në Dardani, merr personat e lënduar nga spreji
Disa persona janë lënduar nga spreji i përdorur nga intervenimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po e kontrollojnë gjendjen që tashmë ka eskaluar në pikën e shitjes në lagjen Dardania.
Tashmë edhe ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes për të marrë personat e lënduar.
Indeksonline po qëndron në pikat e shitjes ku po shiten biletat./Indeksonline/