Ambasadorja amerikane në OKB dorëhiqet?
Mediat amerikane raportojnë se ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley dha dorëheqjen.
Reuters ka një konfirmim të lajmeve nga burimet e veta, por thekson se Haley është tani në Shtëpinë e Bardhë dhe ka refuzuar të konfirmojë lajmin për dorëheqje.
Faqja e internetit amerikane, Axios, njoftoi sot, duke përmendur dy burime të mirë-informuar, se Haley dha dorëheqjen dhe se presidenti Donald Trump e kishte pranuar atë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders njoftoi se Trump dhe Haley do të takohen në Zyrën Ovale në ora 10:30 sipas kohës lokale.
“Njoftim i madh me miken time, ambasadoren Nikki Haley,” shkroi Trump në Twitter.