75 Mall Live Search
19:13 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Malta publikon 11-shen që do ta sfidojë sonte Kosovën

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin 3 në Ligën D.

Stadiumi, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë është nikoqir i ndeshjes së sontme ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

Kosova e nisi mbarë aventurën e re në Ligën e Kombeve, ku pas dy ndeshjeve të para, renditet në vendin e parë, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e parë në Baku kundër Azerbajxhanit përfundoi pa gola, ndërsa, më vonë, në Prishtinë, ”Dardanët” mposhtën Ishujt Faroe, 2-0.

Skuadra e Bernard Challandes duket mjaft e përgatitur dhe e motivuar për ta fituar ndeshjen ndaj Maltës dhe për ta vazhduar primatin në grupin e vet.

Kujtojmë se Malta nuk është në formën më të mirë të saj, për shkak se në 10 ndeshjet e fundit, ka pësuar gjithsej 7 humbje, andaj Kosova sonte është favorit absolut.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajneri i Maltës, e ka publikuar formacionin, me të cilin do ta sfidojë Kosovën.

Malta:

Image may contain: text

/IndeksOnline/