Tifozët maltez arrijnë në ”Fadil Vokrri” në përkrahje të vendit të tyre
Kanë mbetur pak më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes, Kosovë – Maltë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, ku kosovarët synojnë tri pikët e radhës.
Stadiumi ka filluar të stërmbushet nga tifozët, ku normalisht, tifozët kosovarë janë në numër të madh, transmeton IndeksOnline.
Në stadium, tashmë kanë arritur edhe tifozët maltez, të cilët janë të vogël në numër.
Përndryshe, ndeshja, Kosovë – Maltë është e vlefshme për Ligën D, Grupi 3./IndeksOnline/