23:46 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Debutoi sonte me Kosovën, Lirim Kastrati komenton shkurt fitoren

Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore të madhe sonte ndaj Maltës.

Skuadra e Bernard Challandes mposhti Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën D, Grupi 3, Kosova regjsitroi fitore ndaj Maltës me rezultat, 3-1, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, debutoi edhe prurja e re në Kombëtaren A, Lirim Kastrati, sulmuesi i Lokomotivës.

Kastrati nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua në fushë në 10 minutat e fundit të takimit.

Ndërsa, pas ndeshjes, Kastrati në rrjetet sociale, shkroi shkurt: ”Fitore e madhe”./IndeksOnline/