90 minuta lojë e emocione, momente që s’duhet humbur
Kosova e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes, pas barazimit në Baku, dhe dy fitoreve të fundit – ndaj Ishujve Faroe dhe Maltës, nuk di për humbje.
Sonte, në Prishtinë, në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, Kosova arriti ta mposhtë Maltën me rezultat, 3-1.
Kështu në kuadër të Ligës D, Grupit 3, Kosova është lidere me 7 pikë.
Përmbledhjen me fotografitë më të mira të ndeshjes së sontme të realizuara nga IndeksOnline, mund t’i shihni më poshtë./IndeksOnline/