Bylbyl Sokoli falenderon gjithë llapjanët anembanë
Një ditë pasi KF LLapi bëri njoftimin zyrtar të shkarkimit të Bylbyl Sokolit, ky i fundit ka postuar një shkrim në rrjetin e tij social në Facebook, duke falenderuar pothuajse të gjithë ata që e kanë rrethuar sa ishte pjesë e klubit Llapjan.
Arsyet kryesore të shkarkimit të Sokolit sipas KF LLapit ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit, transmeton IndeksOnline.
Trajneri Sokoli ka shprehur falenderime për tifogrupin “Legjendat”, kryesinë, shtabin teknik, futbollistët dhe gjithë të tjerët që i kishte afër gjatë kësaj kohe.
Ky është shkrimi i plotë i trajnerit të njohur kosovar: