’Kabsa’, pak shije nga Arabia Saudite
Kabsa është një familje gatimesh me oriz dhe fruta të thata, që njihet ndryshe edhe si gatimi kombëtar i Arabisë Saudite.
Ky gatim është gjithashtu tejet i përdorur në vendet si Siria, Katari, Omani, Emiratet e Bashkuara dhe Kuvajti. Në disa shtete Arabe apo vendete Gulf ky gatim njihet gjithashtu si Makbus.
Kabsa përbëhet nga orizi (kokërrgjatë, i tipit basmati) dhe një përzierje erëzash dhe frutash të thata.
Erëzat që përdoren janë përgjegjëse për shijen e Kabsas por ato më kryesoret janë: piperi i zi, hudhra, cardamom (kakule, xinxefile), shafran, kanelle, black lime(lime e tharë), dafinë dhe arrë moskat.