14:19 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump dhe Macron kërkojnë nga Arabia Saudite të zbardhet sa më shpejt rasti ‘Khashoggi’

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron kanë mbajtur një takim të mbyllur për media.

Në takimin e mbyllur presidentët janë pajtuar që të i kërkojnë  Arabisë Saudite që rastin  e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi ta zbardhin më shpejtë, ka treguar një burim brenda presidencës franceze.

Trump dhe Macron gjatë takimit po ashtu u pajtuan që rastin i vrasjes së gazetarit të mos shkaktojë destabilizim të situatës në Lindje të Mesme, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të Reuters, te dy presidentët kanë biseduar për një zgjidhje politike rreth luftës në Yemen.

Vrasja e Khashoggit ka shkaktuar tensione në marrëdhënien mes Turqisë dhe Arabisë Saudite./Indeksonline/