14:06 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas reshjeve të pa para më herët, shkretëtira shndërrohet në det

Arabia Saudite është goditur nga reshjet e pashembullta në ditët e fundit dhe 30 njerëz kanë humbur jetën.

Shumë shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar në stuhitë dhe përmbytjet, raportojnë mediat vendore.

Ndërkohë, shërbimet e shpëtimit kanë evakuuar rreth 4,000 njerëz nga zonat e prekura nga përmbytjet.

Shfrytëzuesit e rrjetit social publikuan pamjet që tregojnë se përmbytjet e shndërruan shkretëtirën në det dhe shumë prej tyre i kanë quajtur këto imazhe apokaliptike.

Shumë dëshmitarë okularë pohojnë se kurrë nuk e kanë parë këtë lloj fatkeqësie në shkretëtirë.