14:30 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas dy ndeshjeve negative në Ligën e Kombeve, trajneri jep dorëheqje nga kombëtarja

Jan Kozak nuk do të jetë më trajner i Sllovakisë. 64-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga stoli i kombëtares, për shkak të 2 humbjeve në Ligën e Komeve, përballë Ukrainës dhe Çekisë.

Kozak e drejtonte kombëtaren sllovake prej 5 vitesh, por ecuria negative në ndeshjet e fundit, bëri që ai të humbiste besimin e tifozëve sllovakë dhe opinionit sportiv.

Si rrjedhojë, ai e pa të arsyeshme të largohej, teksa Sllovakia do të kërkojë trajnerin e ri që do të zëvendësojë Kozakun.