Asistimi si me ”dorë” i Granit Xhakës kundër Islandës
Kanë mbetur edhe 15 minuta deri përfundimin e ndeshjes, Islandë – Zvicër.
Islanda është nikoqire e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve sonte.
Ndërsa, rezultati aktual është 2-0 në favor të helvetikëve, transmeton IndeksOnline.
Golin e parër për mysafirët e shënoi Haris Seferovic në minutën e 52-të.
Asistimin për golin e Seferovic e dhuroi Granit Xhaka, i cili ia ”gatoi” golin sulmuesit zviceran.
Ndërsa, golin e dytë e shënoi Michael Lang në minutën e 67-të./IndeksOnline/