75 Mall Live Search
22:40 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në mes të Barcelonës, galeri me pamje të luftës së Kosovës

Lufta e fundit në Kosovë ende vazhdon të jetë një plagë e dhimbje e madhe për popullin kosovarë, por bashkë me popullin tonë shpesh edhe e gjithë bota është solidarizuar dhe ka ngritur zërin kundër terrorit serbë.

Kush më mirë se pamjet do të dokumentonin mizorinë e armiqve e vuajtjen e terrorin që përjetojë populli kosovarë.

Një ekspozitë me fotografi të ngjarjeve që lanë gjurmë janë ekspozuar në rrugët e Barcelonës. E në mesin e tyre imazheve është edhe një fotografi e realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Imazh ky që flet më se vet rrëfimet e të mbijetuarve e atyre që humbën më të dashurit e tyre.

Në përshkrimin e fotografisë shkruhet se ishin 800.000 refugjatë të shpërngulur nga trojet e tyre nga guerilët serbë./Indeksonline/