75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Komisioneri Hahn flet për mundësinë që Spanja të njohë Kosovën

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka folur për hezitimin e Spanjës që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij është mëse e nevojshme arritja e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

“Pozicioni i përbashkët në BE është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose nuk importojmë paqëndrueshmëri. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm nga një perspektivë evropiane. Ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin shkurtin e kaluar dhe nga konkluzionet kryesore të tij është se ne do të pranojmë vetëm shtete e reja anëtare nëse ato kanë zgjidhur të gjitha konfliktet dypalëshe me fqinjët e tyre”, ka thënë Hahn për EL Pais, transmeton Indeksonline.

Tutje Hahn  ka deklaruar se kjo është arseja pse është e nevojshme një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është çelës për rajonin.

“Ne duhet ta lehtësojmë dialogun midis dy vendeve. Unë shpresoj se pas kësaj ne jemi në një situatë ku ata nuk e njohin sovranitetin e Kosovës (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), pra që të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ndërmarrin vendimet e tyre”, ka shtuar tutje Hahn.

Hahn gjithashtu është pyetur se çfarë ndodhë nëse Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën, duke thënë se Spanja si të tjerët ka kontribuar shumë për të përmirësuar stabilitetin në rajon.

“Ne kemi marrëveshje strategjike me Kosovën. Ne duhet të lejojmë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse arrihet një marrëveshje atëherë do të shohim se cilët janë hapat e ardhshëm”, ka shtuar Hahn./Indeksonline/