Gjermania ka harruar si fitohet, kampionët e botës tregojnë vetën
Franca ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Gjermanët kaluan të parët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes me golin e Toni Kroos nga penalltia.
Rezultatin e barazoi Antonio Griezmann në minutën e 62-të të ndeshjes me një gol me kokë, shkruan indeksonline.
Ylli i Atletico Madrid shënoi edhe golin e dytë dhe të fitorës për “gjelat” në minutën e80-të nga pika e bardhë.
Franca është e para në grup me shtatë pikë, Holanda e dyta me tri pikë ndërsa Gjermania ka vetëm një pikë.
Në pesë ndeshjet e fundit Gjermania ka shënuar fitore vetëm kundër Perusë në një ndeshje miqësore. /IndeksOnline/