15:21 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Operacioni “TRUDA”, arrestohen pesë persona për trafikim të armëve

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive disa mujore për zbulimin e veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve, sot, më 18.10.2018, ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë, raporton Indeksonline.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve. Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), dhe në rajonin e Mitrovicës (një lokacion).

Të dyshuarit e arrestuar gjatë këtij operacioni policor janë:
• S. V. lindur me 1965 m/sh/k
• R. V. lindur me 1967 m/sh/k
• H. A. lindur me 1977 m/sh/k
• S. Sh. lindur me 1953 m/sh/k
• E. Sh. lindur me 1980 m/sh/k

Si prova materiale janë sekuestruar:

• 5 armë zjarri të vogla,

• 6 armë me gaz “Ekol” special 99 – kal. 9 mm,

• 1 pushkë gjysmë-automatike,

• 3 pushkë gjuetie,

• 2 pushkë ajrore,

• 341 fishekë, kalibra të ndryshëm,

• Pjese të ndryshme të armëve,

• 4 telefona celularë,

• 6400 euro para kesh, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale,

• Dy vetura (si mjet i kryerjes së veprës penale).

Personat e dyshuar, në bazë të aktvendimit të prokurorit, dërgohen në mbajtje./Indeksonline/