Piloti i famshëm aksidentohet frikshëm në Moto GP
Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Çmimin e Madh të Japonisë për garat me motorra. Në Japoni është duke u mbajtur gara, ndërsa Marc Marquez e ka përfunduar para kohe këtë garë.
Piloti ishte duke marrë një kthesë jo edhe shumë të fortë, dhe në atë moment humbi kontrollin duke fluturuar në ajër. Pastaj motori i tij përfshihet nga flakët, ndërsa Marquez duket se është i lënduar.