Dikur qante për Behxhet Pacollin, sot AKR-ja e shpërblen me pozitë në ministri
Njëra nga femrat më besnike të AKR-së, Myzejene Selmani është shpërblyer sot me një pozicion të ri. Myzi është emëruar këshilltare politike e ministrit të brendshëm, Ekrem Mustafa.
Dikur Selmani qante për shefin e saj, Behxhet Pacolli kur ai ishte zgjedhur president, ndërsa sot e falënderon atë për vendimin për punësim.
“Sot jam emëruar këshilltare politike e Ministrit të Brendshëm z. Ekrem Mustafa. Angazhimi im shumë vjeçar në sferën politike vazhdon të shpërblehet. E falënderoj nga zemra Presidentin e partisë sime AKR, z. Behgjet Pacolli, i cili ishte faktor kryesor i vendit tim” shkruan Myzejene Selmani në njoftim./Indeksonline/