Pas Maqedonisë, “Kosova do të jetë anëtare e 31-të i NATO-s”!
Zëvendës ministri i FSK-së, Burim Ramadani ka përshëndetur kalimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë në lexim të parë.
Ramadani këtë e ka quajtur lajm të madh për tërë rajonin, shkruan Indeksonline.
Më tej, numri dy i MFSK-së thekson se Kosova me këtë rast do të bëhet anëtare e 31-të i NATO-s.
“Maqedonia në NATO është në interes të sigurisë rajonale. Jam i lumtur për vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër më paqësore sesa hyrja në NATO. Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s. Kjo është rruga jonë e përbashkët”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Ndryshe, me 80 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, ndryshimet kushtetuese në Maqedoni kanë kaluar leximin e parë. /Indeksonline/