18:47 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qendra “Marshall”, mbështet draftimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës

Zv.ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka zhvilluar një takim në Qendrën Marshall për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se është ofruar mbështetje e parezervë, lidhur me angazhimet për draftimin e Strategjithsë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në Qendrën Marshall për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Kosovës

Ditë të jashtëzakonshme dhe intensive pune profesionale dhe të detajuar në angazhimet për draftimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
Një mbështetje e parezervë nga Qendra Marshall George C. Marshall European Center for Security Studies.

Në emër të grupit ndër-institucional dhe aktivistëve të shoqërisë civile në Qendrën Marshall (#OdaEkonomikeeKosovës dhe #QKSS)

Kosova e sigurt, e mbrojtur dhe prosperuese!