11:17 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ramadani: Vuçiq mund t’i rikthehet rastit “Panda”, Serbia patjetër të kërkojë falje

Zëvëndësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se politikanët serb duhet t’i tregojë popullit të vet të vërtetën për gjithçka që kanë bërë në Kosovë për dekada me radhë.

Sipas tij, Vuçiqi mund t’i rikthehet së pari rastit të njohur si “Panda”, transmeton Indeksonline.

“Serbia nuk ka ku të shkojë më tutje pa kërkim-falje. E kjo, sigurisht, nuk është një fjalë goje. Është një program i tërë kombëtar i tyre për të mësuar të gjitha gjeneratat e reja se çka kanë bërë paraardhësit e tyre.”, ka shkruar ai mes tjerash në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Elita politike e Serbisë duhet t’i tregojë popullit të vet të vërtetën për gjithçka që kanë bërë në Kosovë për dekada me radhë.

Vuçiqi mund t’i rikthehet së pari rastit të njohur si “Panda”. Apo e keni harruar?

Serbia nuk ka ku të shkojë më tutje pa kërkim-falje. E kjo, sigurisht, nuk është një fjalë goje. Është një program i tërë kombëtar i tyre për të mësuar të gjitha gjeneratat e reja se çka kanë bërë paraardhësit e tyre./Indeksonline/