Realizohet kërkesa e qytetarëve, ndriçohet hapësira te shkolla ‘Naim Fashëri’
Indeksonline dje raportoi për mungesën e ndriçimit tek shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë dhe shqetësimin e banorëve për rreziqet e mundshme për shkak të errësirës.
Sot, Komuna e Prishtinës ka vepruar menjëherë, duke vënë ndriçim në këtë hapësirë.
Siç shihet në këto fotografi, tashmë banorët do të kenë ndriçim, njëherit siguri për fëmijët dhe banorët e lagjeve përreth./Indeksonline/
Ndalesa selektive e ndriçimit në Prishtinë, paraqet rrezik për shkollën ‘Naim Frashëri’