20:48 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndalesa selektive e ndriçimit në Prishtinë, paraqet rrezik për shkollën ‘Naim Frashëri’

Shkolla Fillore ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë ka kohë që në mbrëmje është në errësirë të plotë, kjo sepse komuna është duke praktikuar ‘ndalesën selektive të ndriçimit’.

Por, qytetarët janë të shqetësuar për këtë gjë, pasi që sipas tyre hapësira e kësaj shkolle shfrytëzohet edhe natën për argëtim nga fëmijët, por edhe kalimtarë të shumtë kalojnë nga ajo pjesë shkruan Indeksonline.

“Përpos rrezikut që u kanoset kalimtarëve të rastit nga persona dashakeq, të cilët shfrytëzojnë errësirën e kësaj hapësire, më të rrezikuar janë fëmijët që kalojnë kohën duke luajtur përbrenda rrethojave të fushës së sportit, në terr të plotë”, i ka thënë një prind portalit, i cili tutje i ka bërë thirre Komunës së Prishtinës për rikthimin e ndriçimit.

‘Ndriçimi duhet t’i kthehet kësaj hapësirë, në të kundërtën, me vetëdije të plotë Komuna e Prishtinës është duke lejuar që fëmijët të bredhin rrugëve dhe të bëhen cak i pasigurive të shumta që ofron kryeqyteti”, ka përfunduar ai./Indeksonline/