16:30 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrotullohet kamioni, qielli ndriçohet nga fishekzjarrët që ishin në rimorkio [Video]

Kamioni që lëvizte në Guaduas të Kolumbisë, ka pësuar aksident dhe është rrotulluar, ndërsa  fishekzjarrët që ndodheshin në rimorkio janë ndezur spontanisht.

Shumë njerëz patën mundësinë të shohin pamjet e mahnitshme, të eksplodimit të mjeteve piroteknike, që për një kohë e ndriçuan qiellin.

Megjithëse ka dëme materiale, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të kësaj shfaqje me fishekzjarrë, që u filmua nga shoferi që ishte duke kaluar në atë zonë.