Skena “horror” në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, lëndohen dhjetëra tifozë
Dhjetëra persona janë lënduar pasi shkallët lëvizëse dolën jashtë kontrollit, duke i bërë ata të përplasen njëri pasi tjetrit.
Të plagosurit nga këto shkallë lëvizëse janë tifozë të klubeve të futbollit CSKA Moska dhe AS Roma, të cilët po përgatiteshin të ndiqnin një ndeshje të Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Pamjet dramatike tregojnë se si shkallët lëvizëse me një shpejtësi ekstreme po lëndonin tifozët. 7 nga të lënduarit në këtë rast thuhet të jenë me dëmtime më serioze përderisa në vendin e ngjarjes arritën 4 ambulanca.
Ndeshja CSKA Moska AS Roma është ka përfunduar para pak minutave me rezultat 3:0 për Romën./Indeksonline/