Roja i spitalit të Gjilanit i pakënaqur për tretmanin ndaj gruas së tij, rrah doktorin
Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se roja i Spitalit të Gjilanit ka sulmuar doktorin, duke e akuzuar se nuk është kujdesur mirë për gruan që e kishte dërguar për trajtim aty.
Në njoftim thuhet se roja i ka shkaktuar lëndime doktorit, me c’çast edhe është arrestuar, transmeton Indeksonline.
“Me datën 20.10.2018 , rreth orës 20:30, ne Spitalin Rajonal Gjilan, dyshohet se H. K. Shqiptar shtetas i Kosovës, punëtor (Roje) në Spitalin Rajonal në Gjilan (jashtë detyre) , pasi ka sjellë në emergjence gruan e tijë, nuk është pajtuar me tretmanin qe i është bere pacientes (gruas) dhe ka sulmuar fizikisht Doktorin i cili ishte në detyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjate kryerje te detyrës zyrtare” dhe dërgohet në Njësinë e Hetimeve te Stacionit për hetime te mëtutjeshme. /Indeksonline/