Me plot dashuri, Blerta Deliu thur urimin më të bukur në ditëlindjen e të atit
Ajo përveç që është një nga femrat më të suksesshme kosovare, shpesh ka treguar që është edhe një bashkëshorte, nënë, e familjare e kujdesshme sa hërë që flitet për personat e datat e veçanta.
Bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu e cila si asnjëherë tjetër, thur në një status të vetëm fjalët më të shtrenjta e më të arta në ditëlindjen e babait të saj, shkruan Indeksonline.
Blerta e quan krenari babain e saj, ndërsa tregon se adhuron modestinë dhe humanizimin e tij.
Ky është urimi i deputetes për ditëlindjen e të shtrenjtit të saj:
Krenaria ime, shumë urime ditëlindja.
Ta du modestinë dhe njerëzinë që e ke pasë gjithmonë.
Paç shëndet, shumë dashuri, gëzime të pafundme pranë njerëzve tu të dashur. Te du shumë, çika jote e madhe!