75 Mall Live Search
07:46 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Moti këtë të diel në Kosovë, paradite si verë, pasdite pritet shi!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive”, thuhet në njoftimin e institutit./Indeksonline/

Temat: