75 Mall Live Search
08:44 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Salah nuk është më lojtari më i shpejtë i Liverpoolit – kjo është lista

Mohamed Salah është vetëm lojtari i gjashtë më i shpejtë te Liverpooli këtë sezon.

”Mbreti egjiptian”, i njohur për shpejtësinë e tij në fushën e lojës, kishte tmerruar mbrojtësit kundërshtar sezonin e kaluar.

Por, Salah nuk është lojtari më i shpejtë te Liverpooli deri më tani këtë sezon.

Image: PA

Në fakt, ai është i renditur në vendin e gjashtë në këtë aspekt, përkrah Roberto Firminos, transmeton IndeksOnline.

Pra, kush është lojtari më i shpejtë te Liverpooli këtë sezon? Asnjëri përveç Joe Gomez.

Image: PA

Ai ka regjistruar një sprint me shpejtësi prej 34.7km/h në fitoren e Liverpoolit përballë Leicester Cityt.

Në vendin e dytë është Virgil Van Dijk, i ndjekur nga Sadio Mane, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson./IndeksOnline/

Image: Daily Mail