Miriami publikon pamjet e para nga kënga e re
Ka kohë që zëri i ëmbël i Miriam Canit i ka munguar estradës shqiptare.
Kjo mungesë nuk do të zgjasë edhe shumë pasi që këngëtarja është duke punuar në këngën e re.
Miriami ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj nga projekti i saj i radhës. Në fotografi këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardh, ku duket si një princeshë, transmeton Indeksonline.
Kënga e fundit e këngëtares “Dhurata” ishte 11 muaj më parë në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Alban Skenderaj.
Kjo mungesë e gjatë është për arsye se Miriami i ka kushtuar kohë vajzës së saj./Indeksonline/