Zjarr në burgun e Shkupit, ka të lënduar
TV21 mëson se tre të burgosur dhe një polic kanë ngelur të lënduar si pasojë e zjarrit i cili ka kapluar një pjesë të burgut të Shutkës në Maqedoni.
Thuhet se është djegur një dhomë në hapësirën e burgut, pas çka ka reaguar njësiti i zjarrfikësit me pesë automjete të zjarrfikësve dhe zjarri është vënë nën kontroll.
Pritet kumtesë zyrtare nga kompetentët në lidhje me detajet e zjarrit.