75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump planifikon t’i japë fund dhënies së shtetësisë për fëmijët e lindur në SHBA

Presidenti Donald Trump planifikon të përdorë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes, një praktikë që shtrin shtetësinë tek fëmijët e lindur në SHBA, edhe nëse lindin nga emigrantë të paautorizuar.

Në një intervistë me Axios të botuar të martën në mëngjes, Trump e quajti praktikën e dhënies së nënshtetësisë për të gjithë fëmijët e lindur në SHBA “qesharake” dhe njoftoi planet e tij për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv që e ndalon atë, shkruan IndeksOnline.

Por urdhrat ekzekutivë të Trump mbi imigracionin janë përballur me sfida të rënda ligjore më parë dhe kushtetuta amerikane thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe nën juridiksionin e tyre janë shtetas të Shteteve të Bashkuara”.

Më tej, Ligji për Imigracionin dhe Natyralizimin (INA) të vitit 1952, organi themelor i ligjit mbi emigracionin në SHBA, gjithashtu thotë se një “person i lindur në Shtetet e Bashkuara që është nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara është shtetas i SHBA”.

Argumenti i mundshëm ligjor i Trump-it për tejkalimin e interpretimit të përbashkët të Amendamentit të 14-të dhe INA-s, të dyja të ratifikuara nga Kongresi, përbën sfidimin nëse emigrantët e paautorizuar në SHBA janë “nën juridiksionin” e SHBA.

Fëmijët e lindur nga emigrantët e paautorizuar në SHBA sipas interpretimit aktual të ligjit të imigracionit fitojnë akses në përfitimet e SHBA. Fëmijët, si qytetarët, atëherë mund të sponsorizojnë familjet e tyre për t’u bërë edhe qytetarë të Shteteve të Bashkuara, sapo të mbushin 21 vjeç.

Por për një fëmijë të lindur nga prindër të emigrantëve të paautorizuar në SHBA, sponsorizimi i familjeve paraqesin sfida serioze.

3.8 milionë imigrantë pa dokumente në SHBA kanë të paktën një fëmijë që është shtetas i SHBA.

Ndërkohë që demokratët shpesh përmendin terma si racizëm apo ksenofo, autoritetet federale e kanë marrë seriozisht praktikën dhe kanë janë kundër një biznesi të quajtur sipas tyre “turizmi i lindjes”. /IndeksOnline/