Zv/ministrja jep lajmin e “madh”: Ky shtet i hoqi vizat për Kosovën – I reagon Haradinaj
Zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi ka dhënë një lajm të “madh” në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ajo ka njoftuar se ishulli amerikës latine, Antigua and Barbuda ka hequr vizat për Republikën e Kosovës.
Mirëpo, Vuniqi ka saktësuar se pa viza mund të udhëtojnë në këtë vend vetëm diplomatatët dhe qeveritarët kosovarë, por jo edhe qytetarët e thjeshtë.
“Aty përfshihen vizitat zyrtare që do të shënonin interes dhe bashkëpunim reciprok”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline
Sipas Vuniqit, Heqja e vizave bëhet në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka pyetur ministres se a janë konsultuar ligjërisht me këtë veprim.
“Nëse ne veprojmë në këtë drejtim a bimë gabim me Shengen”, tërhoqi vërejtjen Haradinaj.
Ndërsa, zv/ministrja e MPJ-së u përgjigje se e kanë konsultuar me ligjin rreth kësaj nisme.
Vlen të theksohet se Antigua and Barbuda shtrihet midis Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik . Numri i popullsisë së përhershme sillet rreth 80 mijë banorë. /Indeksonline/