75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian U23 në Gyor

Nga 2 deri më 4 nëntor, gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U23 që do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

Xhudistët në fjalë dhe kategoritë e tyre janë si vijojnë:

-57 Kg Flaka Loxha
-63 Kg Laura Fazliu
-78 Kg Loriana Kuka
-73 Kg Akil Gjakova
-90 Kg Andi Artani
-100 Kg Shpati Zekaj

Garat do të mbahen tre ditë radhazi, në ditën e parë ndeshet Flaka Loxha (-57Kg), në ditën e dytë Laura Fazliu (-63Kg) dhe Akil Gjakova (-73Kg), kurse në ditën e tretë Loriana Kuka (-78Kg), Andi Artani (-90Kg) dhe Shpati Zekaj (-100Kg).

Me xhudistët ka udhëtuar Kryetari i Federatës së xhudos Agron Kuka, dhe ndihmës-trajneri për grupmosha të reja, Fatos Tabaku.

Kosova nga Kampionati Evropian U-23 ka gjithsej 8 medalje, 4 të arta, 1 të argjendte, tri të bronzta./IndeksOnline/

Temat: