Rugova sqaron mungesën e tij në seancën që u votua rezoluta
Kuvendi i Kosovës të enjten hodhi në votim një rezolutë të iniciuar nga LDK-ja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Por, kjo rezolutë nuk arriti të marr votat e nevojshme nga deputetët dhe dështoi.
në këtë seancë të jashtëzakonshme ishte e habitshme mungesa e gjashtë deputetëve të LDK-së, parti kjo e cila vet propozoi votimin e rezolutës, transmeton Indeksonline.
Njëri nga deputetët që nuk ishte atë ditë në seancë, Naser Rugova ka sqaruar mungesën e tij, duke thënë se LDK prapë mbetet unike dhe e fortë.
Më poshtë postimi i Rugovës:
Të nderuar miq,
Në seancen e parafundit që kishte temë rezolutën e propozuar nga opozita kanë munguar në seancë 6 deputet të LDK-së ( me njoftim paraprak të Grupit Parlamentar ) dhe dy deputet nga VV-ja.
Media të afërta me pushtetin dhe financues të SHIK-ut po tentojnë të dëshpruar të njollosin figura të LDK-së dhe të mbjellin përqarje dhe konfuzion në veçanti për mua dhe deputetin Anton Quni, por si gjithmonë do ngelen të zhgënjyer!
LDK është e fortë, unike, kemi harmoni dhe koncenzus dhe në garën e ardhshme kurdoqoftë që do të mbahet do ju tregojmë vendin këtij soji të prishur!
Zvarranikët kurrë nuk i arrijnë shqiponjat!
Bashkë të vendosur, vazhdojmë! /Indeksonline/