18:37 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendosen kamera në një shkollë të Ferizajit

Komiteti Lokal për Siguri Publike ka vendosur kamera në një shkollë në Ferizaj.

Bëhet fjalë për shkollën fillore të mesme të ulët ‘Ismajl Qemajli’ në Prelez.

Ky ka qenë një nga projektet e këtij komiteti në këtë komunë.

Përmes këtyre kamerave po synohet mbarëvajtja më e mirë e mësimit dhe rritja e sigurisë brenda objektit shkollor./Indeksonline/