Vetura e KFOR-it përfshihet në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Një dëshmitar nga vendi ngjarjes për Indeksonline ka treguar se në këtë aksident është përfshirë një veturë e KFOR-it dhe një veturë tjetër civile.
Siç shihet në këto video të Indeksonline, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Derisa shihet edhe vetura e KFOR-it.
Nuk dihet nëse ndonjë nga pjesëtarët e KFOR-it apo pasagjerët veturës civile kanë pësuar lëndime.
Mirëpo, ekipet e ambulancës kanë qenë të pranishme në vendin e ndodhjes së aksidentit.
Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës, mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjur./Indeksonline/