75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Peshëngritësit tanë garuan në Kampionatin Botëror, ”Ashgabat 2018”

Kombëtarja e Kosovës në peshëngritje ka garuar këtë fundjavë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Ashgabat të Turkmenistanit. 

Vendin tonë e kanë përfaqësuar Arbnor Krasniqi në kategorinë 81 kilogramë dhe Leonora Brajshori në kategorinë 55 kilogramë.

Leonora ngrit në total 131 kilogramë, në disiplinat shtytje dhe shkëputje, duke zënë vendin 39-të. Ndërsa, Arbnori ngriti 235 kilogramë në total.

Në renditjen e grupit të tij, D, Arbnori doli i 12-ti.

Leonora Brajshori

Botërori i peshëngritjes është hapur më 2 nëntor, ku flamuri i Kosovës ka valuar në ceremoninë hapëse, pavarësisht se shteti i Turkmenistanit nuk e njeh Republikën e Kosovës./IndeksOnline/

Flamuri i Kosovës në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror Ashgabat 2018