75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kurz në takimin me Haradinaj, nuk përmend mundësinë e ndryshimit të kufijve

Kancelari austriak, Sebastian Cruz gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pas këtij takimi, gjatë një konference për media, Cruz ka falënderuar shtetin e Kosovës për miqësinë e mirë, duke thënë se Austria është mbështetëse e fortë e Kosovës.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për mbështetjen e dialogut Prishtinë-Beograd, duke thënë se është perspektiva e vetme për të ardhmen për të dy vendet.

“Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë, dua të ju falënderojë për miqësinë mes dy shteteve. Austria është një mbështetëse e fortë e Kosovës.

Austria përkrah fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe jemi të interesuar të për perspektivën e juaj në këtë  aspekt, prandaj dëshirojmë që populli i Kosovës të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë sepse suksesi që do të dalë nga ky dialog është për të mirën e perspektivës suaj d he për një paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Kruz./Indeksonline/