I jep 10 euro ryshfet zyrtarëve doganor, arrestohet shoferi i autobusit
Një shofer i autobusit është munduar t’iu jap ryshfet zyrtarëve doganor në Merdare.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku një person i cili ishte duke drejtuar autobusin, është ndaluar në pikë kufitare dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve nga ana e policisë, i njëjti brenda librezës së qarkullimit kishte vendosur të holla në shumë 10 euro.
I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/